Pse diktatori i Koresë së Veriut ka ndaluar edhe të qeshurën

BILD

Sikur populli i Koresë së Veriut të kishte shumë gjëra për të qeshur...

Pak a shumë gjithçka ka ngrirë në diktaturën e Epokës së Gurit. Tani edhe lumturia. Në vend kanë nisur homazhet- me komandë nga lart.

Kim Jong-un, 37 vjeç, ka ndaluar po ashtu edhe alkoolin dhe aktivitetet rekreative.

Arsyeja- nuk mund të ishte ndryshe- është përvjetori i vdekjes së një prej dy ‘liderëve’ të mëdhenj, që kanë qenë në të njëjtin post përpara Kim Jong-un.

Në vitin 2011, babai i Kim Jong-un, Kim Jong-il, që shtypi brutalisht Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij, ndërroi jetë.

Më 17 dhjetor të vitit 2011, ai vdiq nga një atak kardiak dhe atë ditë nuk lejohet të bësh as blerje në dyqan. Sipas një burimi të Radio Free Asia: “Në të kaluarën, shumë njerëz janë kapur duke pirë gjatë periudhës së zisë dhe janë arrestuar si kriminelë ideologjikë. Ata u morën dhe nuk u panë më”.

Po sikur një anëtar i familjes të vdesë gjatë kësaj kohe? Për fat të keq, zija kombëtare është më e rëndësishme. Kufoma e tij duhet të merret vetëm pas zisë. Njerëzit nuk lejohet as të festojnë ditëlindjen e tyre nëse ajo bie në periudhën e zisë.

Policia është e detyruar gjithashtu që të vëzhgojë njerëzit për të parë nëse duken mjaftueshëm të trishtuar. Nëse jo, duhet të ndërmerren masa.

Ka vetëm një gjë të mirë në gjithë këtë çmenduri: kompanitë shtetërore duhet të sgiurojnë ushqim për punëtorë që nuk mund të ndalin në punë për shkak të krizës aktuale të urisë dhe racionimit të ushqimit. Pyetja e vetme është: nga supozohet ta marrin këtë...