5 pyetjeve që s’iu përgjigj Escobar...!

Në 9 dhjetor 2021, ndihmës zëvëndës/sekretari i shtetit Gabriel Escobar, zhvilloi një vizitë rajonale prezantimi edhe në Tiranë, ku ndër të tjera pati takime me Edi Ramen, Olta Xhaçkën dhe Lulzim Bashën. Nga media e rrjetet sociale është mësuar, ndër të tjera, edhe për një intervistë të tij në News 24, të zbardhur në faqen e ambasadës amerikane në Tiranë (https://al.usembassy.gov/transcript-of-intervieë-of-das-gabriel-escobar-with-sokol-balla-real-story-news-24-tv/).

Pavarësisht interpretimeve spekulative që iu bënë intervistës së tij (që shumë analistë mendojnë se ishte e porositur tek një nga gazetarët e sponsorizuar nga Rama) në NEWS24 nga mediat dhe disa analistë të sponsorizuar nga Rama, mund të thuhet se gjithcka që tha ndihmës-zv/sekretari Escobar ishte e ditur, asgjw e re, krejt normale e brënda linjës zyrtare të DASH... Por publiku dhe shumë analistë seriozë vazhdojnë të bëjnë disa pyetje që as iu drejtuan në këtë intervistë zotit Escobar por as vetë Escobar s’i dha përgjigje në komunikimet e tij publike: 

Së pari, Escobar nuk sqaroi se ku janë “provat e faktet” që kërkon Berisha dhe për të cilat ky i fundit e ka dërguar çështjen në Gjykatën e Parisit. Berisha dhe publiku shqiptar s’kërkojnë të dhëna për vendimin e sekretarit të DASH për të përcaktuar Sali Berishën “ineligible” për t'u futur në SHBA sepse e dinë shumë mirë se kjo është një e drejtë ekskluzive e SHBA dhe askush në Shqipëri s’është budalla të mos e kuptojë s’e ka të drejtë të pyesë apo kërkojë informacion për këtë këtë vendim të DASH.

Por kur bëhet fjalë për “provat e faktet” përmes të cilave ish-presidenti shqiptar Berisha dhe familjarët e tij akuzohen për korrupsion masiv, publiku shqiptar, por edhe të tjerë, është shumë i interesuar dhe prandaj kërkon “prova e fakte”, siç ndodh në vëndin më demokratik të planetit, SHBA. Nga çfarë tha publikisht gjatë vizitës së tij në Tiranë, por edhe nga një analizë e thelluar e gjithckaje të thënë prej tij në intervistën e dhënë në News24, rezulton se Escobar s’i dha përgjigjet asnjërës prej pyetjeve: “i) cilat janë provat e faktet për të cilat akuzohet Berisha e familjarët e tij si i korruptuar; ii) përse s’bëhen ato publike; dhe iii) nëse ato janë sekrete përse s’dërgohen në Gjykatën e Parisit?

Së dyti, përse Escobar s’i dha përgjigje thjesht për të sqaruar publikun shqiptar përse ende s’i është dhënë përgjigje një kërkesë që i është drejtuar DASH nga një anëtar i Kongresit Amerikan për “fakte e prova”... Për më tepër që në dijeninë e deritanishme të publikut shqiptar, përgjigja e kësaj kërkese ende mungon. Në fakt kjo është një përgjigje që i duhet dhënë kongresmenit e publikut amerikan por për të cilën ka shumë interes edhe publiku shqiptar...

Së treti, nga media shqiptare, publiku shqiptar është i njohur vetëm me faktin se si burime informacioni për akuzën ndaj Berishës e familjarëve të tij kanë qënë i) media shqiptare (të cilat akuzohen masivisht se janë të kontrolluara në shumicë nga Rama?!); ii) OJQ shqiptare (edhe këto të akuzuara masivisht se janë nën kontrollin e Ramës e madje stigmatizohet një prej tyre e drejtuar nga ish-bashkëshortja e Ramës dhe bashkëshorte e Ministrit të Brëndshëm?!) dhe iii) qeveria Shqiptare (e akuzuar masivisht si e korruptuar nga DASH dhe manipulese e zgjedhjevenga OSBE/ODHIR). Edhe për këto “përgjigje” (që mediat shqiptare të paguara Ramës pretendojnë se i zotërojnë nga DASH), Escobar, gjatë vizitës së fundit në Tiranë, ose në intervistën e tij në News24 s’dha përgjigje, por as s’dha asnjë shpjegim apo s’bëri asnjë konfirmim/koment.

Së katërti, Lulzim Basha ka deklaruar se “përjashtimin e Berishës nga grupi i PD” e ka bërë bazuar në një “kërkesë”, pa asnjë hapësirë negocimi, të sjellë nga DASH përmes ambasadorit Riker, të bërë me dije prej tij gjatë një takim në SHQUP në prezencë të ambasadores Kim dhe Sekretarit të Përgjigjthëm Gaz Bardhi dhe nën/kryetares së PD Jorida Tabaku. Escobar duhet t'i jepte përgjigje publikut shqiptar nëse një kërkesë e tillë ka ardhur nga DASH, duke dhënë edhe më shumë shpjegime?! (https://albaniandailynews.com/news/basha-explains-to-dp-group-why-berisha-was-excluded).

Së pesti, në intervistën në News24, zotit Escobar s’iu bë pyetja "më" pikante nëse është e vërtetë deklarata e Lulzim Bashës se “... Amerika e toleroi Ramën të vjedhë zgjedhjet se unë s’isha distancuar nga Berisha...????!!!!) (https://www.lajme.al/spermbahet-basha-amerika-e-toleroi-ramen-te-vjedhe-zgjedhjet-se-une-nuk-isha-distancuar-nga-berisha/).

Por edhe vetë Escobar, që më siguri ka marrë (dhe duhet të marrë të paktën informacionin për çështjet themelore që lidhen me qëndrimet e SHBA ndaj zgjedhjeve në Shqipëri) të gjithë informacionin nga ambasada amerikane në Tiranë për këtë çështje kaq pikante që dëmton rëndë imazhin e SHBA në sytë e shqiptarëve në shumicë proamerikanë, nuk bëri asnjë sqarim ose përgënjeshtrim, sepse personalisht s’e besoj kurrë që një “deklaratë” e tillë të jetë lëshuar nga drejtuesit e lartë të vendit më të fuqishëm dhe demokratik të planetit???!!!