Shkencëtarja e Harvardit- deputetëve: Virusi doli nga laboratori kinez

Ndërkohë që bota është e mbërthyer nga ethet e variantit më të fundit të koronavirusit, i quajtur Omicron, shtohet zërat se origjina e pandemisë ishte laboratori në Ëuhan të Kinës.

Një shkencëtare e Harvardit ka dëshmuar përpara një komisioni parlamentar në Britaninë e Madhe.

Dr. Alina Chan tha se gjasat më të mëdha janë që origjina e virusit të jetë laboratori.

Përpara deputetëve, ajo tha se Kina tentoi që të mbante fillimisht të fshehur këtë ngjarje.

Sipas saj, është e arsyeshme që të besohet se virusi është modifikuar gjenetikisht në Kinë.

Në seancën dëgjimore, shkencëtarja tha se Partia Komuniste Kineze tentoi të sabotojë edhe hetimet për origjinën e virusit.

Deputeti britanik, Lordi Ridley tha se fakti që shkencëtarët nuk kanë zbuluar akoma kafshën që ishte bartëse prej dy vitesh, tregon se Covid erdhi nga laboratori.

Fillimisht teza se virusi ka dalë nga laboratori u rrëzua masivisht, por së fundmi është duke u besuar masivisht.

Zyrtarët e inteligjencës në SHBA dhe Britani e konsiderojnë si shumë të mundshëm faktin që virusi ka rrjedhë nga laboratori.