Presidenti ukrainas: ‘Sanksionet duhen përpara pushtimit nga Rusia’

Sipas presidentit të Ukrainës, sanksionet e BE-së janë të nevojshme përpara se të ndodhë ndonjë pushtim i mundshëm nga Rusia.

Volodymyr Zelenskyy e mori fjalën pas një takimi midis liderëve evropianë dhe anëtarëve të Partneritetit Lindor - Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia, Armenia dhe Azerbajxhani.

"Kam arritur t'u shpjegoj kolegëve tanë evropianë se për ne është e rëndësishme që të zbatohen përpara sanksionet sesa mbrapa fillimit të çdo konflikti...se nëse kjo ndodh, nuk ka përshkallëzim," tha Zelensky.

Në takimin e parë me të gjitha palët që nga viti 2017, liderët e BE-së po përpiqeshin të ringjallnin marrëdhëniet e tyre me pesë ish-republikat sovjetike.

Qëllimi fillestar i takimit ishte përforcimi i marrëdhënieve me Brukselin, por tensionet me Rusinë rrëmbyen vëmendjen.

Tani ekziston një pritshmëri që BE-ja do të japë garanci për mbështetje kundër çdo agresioni rus, pas "destabilizimit të vazhdueshëm" të fqinjëve lindorë të Evropës.

Para samitit, u zhvilluan një sërë takimesh dypalëshe, kryesisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ndërkohë që trupat ruse vazhdonin të grumbulloheshin në kufirin me Ukrainën.

Udhëheqësit e BE-së donin të tregonin mbështetjen e tyre të qartë për integritetin territorial të Kievit, por samiti njëditor në Bruksel tregoi suksesin e kufizuar të politikës së Brukselit për të mbledhur partnerët e vet lindorë në vathë.

Tre prej tyre deri më tani kanë kërkuar anëtarësim: Gjeorgjia, Ukraina dhe Moldavia, por, siç qëndrojnë gjërat, anëtarësimi në klub ka shumë pak gjasa, pasi Rusia e konsideron rajonin oborrin e  shtëpisë  së saj ku, natyrisht, ka interesa sigurie.

Megjithatë, kishte një mungesë të dukshme, presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, i cili vendosi të pezullojë anëtarësimin e tij në Partneritetin Lindor në fillim të këtij viti pas sanksioneve të vendosura nga BE.