Sa ndryshe: Shën Jozefi përkund foshnjën Jezus, Maddona çlodhet pas lindjes

Cesenatico, Itali - Shën Jozefi shfaqet duke përqafuar foshnjën Jezus. Maria pas tyre pushon në një shtrat të improvizuar pas lodhjes së lindjes. Rreth tyre kau dhe gomari i pashmangshëm dhe personazhe të tjerë lutës. Ky është konfigurimi i pazakontë i skenës së lindjes së Krishtit në fraksionin Villalta di Cesenatico (Forlì-Cesena) që brenda pak ditësh bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Vullnetarët e komitetit kulturor 'Il mulino' punuan për të trembëdhjetën vit radhazi hekur dhe baltë për të krijuar figurat e Lindjes së Krishtit në përmasa reale duke i mbuluar me velat tradicionale të varkave të kësaj pjese të Adriatikut. 

Këtë vit krijuesit zgjodhën një përshkrim alternativ të Familjes së Shenjtë. Jo më i porsalinduri mes dy prindërve apo në krahët e Marias, por në krahët e dashur të Jozefit. Ndërsa nëna zbulon gjithë humanitetin e saj në një pushim me sy mbyllur në sfond,

Ka nga ata që panë në këtë zgjedhje një thirrje për modernitet, me një rol më aktiv të burrave në kujdesin për familjen, duke ndarë detyrat me shoqëruesit e tyre. “Angazhimi i vullnetarëve”, lexojmë në faqen e bordit turistik të Cesenatico, “dëshironte të vinte në pah dashurinë e babait për djalin e tij dhe respektin për nënën që krijoi jetë”.