Kush është aktorja e njohur meksikane e cila u vra në sy të djalit të saj?!

Aktorja dhe këngëtarja e njohur meksikane Tania Mendoza është vrarë në Cuernavaca, Meksikë në sy të djalit ë saj 11 vjeçar.

Kjo ngjarje e rënë ka ndodhur mesditën e së martës në një qendër sportive ku aktorja po priste djalin e saj që të përfundonte stërvitjen.

Sipas dëshmitarëve okularë, autori ka mbërritur me motoçikletë dhe ka hapur zjarr menjëherë kundër aktores, para syve të fëmijës së saj të mitur.

Pas vrasjes, në zonë është vendosur një operacion për identifikimin e autorëve, por deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Tania Mendoza njihej edhe si “ Mbretëresha e jugut”, pasi në vitin 2005 luajti në një film me këtë emër.

 Ajo gjithashtu mori pjesë në disa telenovela, në shfaqje dhe si këngëtare të zhanreve norteño, mariachi.

Në vitin 2010, aktorja u rrëmbye së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, po dhe në vitet në vijim ajo ishte kërcënua me vdekje.

Por deri më tani nuk ka një vijë të qartë në hetim ndaj pritet që autoritetet të raportojnë më shumë detaje për vrasjen e këngëtare.

Meksika është goditur nga një valë e pafund dhune që ka marrë jetën e më shumë se 300,000 njerëzve që nga dhjetori 2006, sipas shifrave zyrtare.

 Autoritetet ia atribuojnë shumicën e vrasjeve karteleve të drogës.