Aksident tragjik në Australi, katër fëmijë të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur rëndë

Katër fëmijë kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë pasi një erë e fortë rrëmbeu një "kështjellë" plastike të fryrë në një shkollë duke hedhur në një lartësi prej dhjetë metrash në Devonport, Tasmania.

Shërbimet e ndihmës së parë, të mbështetur nga disa helikopterë, nxituan në skenën e tragjedisë rreth orës 10:00  me orën lokale.

Asnjë informacion tjetër nuk u dha për të mbrojtur privatësinë e fëmijëve dhe familjeve të tyre. 

Sipas mediave australiane, festa e fundvitit shkollor ishte duke u zhvilluar në institucionin arsimor kur ndodhi aksidenti tragjik.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison , e përshkroi aksidentin si  si "të paimagjinueshëm zemërthyer".

“Fëmijët e vegjël kishin dalë për t'u argëtuar me familjet e tyre, dhe në vend të kësaj ne patëm një tragjedi kaq të tmerrshme këtë periudhë të vitit. "Të thyhet zemra," tha ai .