VIDEO-SYRI TV/ Çelet edicioni i 12 i ‘Ditëve të Albanologjisë’, Luan Përzhita: Kongresi i Manastirit do mbahet në 3 vende

Është çelur sezoni i 12 i Ditëve të Albanologjisë. Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Luan Përzhita bëri me dije aktivitetet më të rëndësishme të vitit 2022, ndërsa tha se ka një propozim të katedrës së Tiranës, Kosovës dhe Maqedonisë për ta shpallur 22 Nëntorin Festë Kombëtare. 

Akademia e Studimeve Albanologjike ka çelur sezonin e 12 të  Ditëve të  Albanologjisë. Rektori i këtij institucioni Luan Përzhita e ndali fjalën tek aktivitetet më të rëndësishme të vitit 2022, ndërsa zbuloi se organizimi i një prej ngjarje më të mëdha, si Kongresit i Manastirit do të ketë tri vendndodhje kryesore.

Katedrat e studimeve albanologjike të Tiranës, Kosovës dhe Maqedonisë kanë një propozim të përbashkët, për ta shpallur 22 Nëntorin Festë Kombëtare.

Akademia e Studimeve Albanologjike ka botuar 43 tituj përgjatë këtij viti. Përzhita pohoi se kanë  bërë një aplikim për rritje 20 përqind të buxhetit, që do të ndihmojë në botimet e reja.