Rritet bilanci nga shpërthimi i çisternës së gazit, 62 viktima

Një kamion i ngarkuar me gaz ka shpërthyer në Haiti duke lënë të vdekur të paktën 62 persona.

Kamioni u përplas në qytetin e dytë më të madh të Haitit, Cap-Haitien dhe më pas shpërtheu duke shkatërruar ndërtesat përreth.

Departamenti i mbrojtjes civile të Haitit konfirmoi se kamioni ishte përplasur dhe se kalimtarët kishin nxituar për të mbledhur gazin e derdhur, i cili konsiderohet i çmuar në një vend të varfër si Haiti, i cili kontrollohet nga bandat kriminale.

Mbrojtja Civile shtoi se njerëzit morën enë të improvizuara dhe vrapuan për të mbledhur gazin e derdhur, e cila më pas u ndez dhe shkaktoi tragjedinë.

Mjekët nga spitali thanë se edhe 40 persona kishin ngelur të plagosur, të cilët kanë pësuar djegie në rreth 60% të trupit.

Kryeministri Ariel Henri shpalli një periudhë disa ditore zie kombëtare lidhur me tragjedinë.

Henri drejton vendin që nga korriku, pasi presidenti i Haitit Jovenel Moise u vra nga persona ende të paidentifikuar, çka tregon edhe krizën politike me të cilën përballet Haiti.

Haiti ka furnizim me energji elektrike vetëm disa orë në ditë në zonat më të pasura.

Shumica tjetër e njerëzve duhet të përdorin gjeneratorë, por mungesa e karburantit është kritike, pasi bandat kriminale nuk e lejojnë të futet në vend.