I dhuroi bashkëshortit momente 'të nxehta' në prehër, nusja që kërceu me tanga bëhet virale
Pamjet e regjistruara në shtetin e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë një nga imazhet më të përfolura të rrjeteve sociale.
Në pamjet e regjistruara në dasmë, nusja e veshur me një fustan të bardhë në formën e përparëses ku shkëlqenin vetëm tangat i ka kërcyer një kërcim seksi bashkëshortit të saj.
Në dasmë, përveç kërcimit të saj, shiheshin edhe vajza të quajtura shoqëruese.
Përdoruesit e rrjeteve sociale deklaruan se e kishin të vështirë të besonin se gruaja që kërcente në pamje ishte nusja.
“A është ajo nusja?!?!?”, shkroi në Twitter i habitur një përdorues interneti.
Mësohet se nusja ka kërcyer edhe me këngën “Dance for You” të këngëtares së njohur Beyonce.
Disa përdorues të rrjeteve sociale i dhanë notat e plota kërcimit, ndërsa të tjerë e kritikuan atë si të papërshtatshme.