Katastrofa diplomatike e SHBA në Shqipëri

Yuri Kim u emërua ambasadore e SHBA në Shqipëri në fund të 2019 dhe e nisi misionin e saj diplomatik në janar 2020. Në më pak se dy vjet, ajo është shndërruar në një figurë polemizuese dhe e mirënjohur, që shfaqet vazhdimisht në faqet e para të gazetave e portaleve, e madje del edhe në talk shows në televizionet vendase.

Ajo ka qenë promovuese e fortë e reformës në drejtësi të nxitur nga SHBA dhe BE si kusht për anëtarësimin, e cila në thelb ka luftën kundër korrupsionit përmes 1) procesit të vettingut të gjyqtarëve e prokurorëve dhe 2) krijimit të një organi gjyqësor të pavarur të quajtur SPAK (Struktura Speciale Anti-Korrupsion) e cila fokusohet në hetimin e rasteve madhore të korrupsionit bashkë me gjykatat speciale.

Vettingu ka bërë të mundur dispozita të shumta transitore në Kushtetutë që supozoheshin të skadonin më 2021. E megjithatë, është e nevojshme një zgjatje sepse nisma dështoi të përfundonte në afatin e përcaktuar.

Sidoqoftë, vettingu ka shkarkuar rreth gjysmën e gjyqtarëve të testuar, përfshirë thuajse të gjithë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, të cilat ishin jofunksionale për tre vjet.

Kjo ishte një periudhë e shfrytëzuar nga qeveria për të miratuar ligje anti-kushtetuese që cenonin ashpër lirinë e shtypit dhe të drejtat civile, si dhe shkatërronin trashëgiminë kulturore të vendit.

Emërimi i anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese u bë kur opozita kishte braktisur parlamentin në shenjë proteste kundër emërimit jokushtetues të Prokurores së Përgjithshme të ashtuquajtur ‘e përkohshme’ Arta Marku. Ky vendim nuk mund të sfidohej pasi nuk kishte Gjykatë Kushtetuese.

Ky zinxhir koincidencash njollosi reputacionin e institucioneve të sapongritura që para se ato të nisnin punë. Prandaj ekzistojnë shqetësime rreth paanësisë së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të emëruar nga parlamenti monist. Tani që është funksionale, vendimet e saj janë dyshimta dhe duket se shmangin qëllimisht problemet për partinë në pushtet.

Akuza të ngjashme janë bërë për operacionet e SPAK-ut. Ambasadorja Yuri Kim këmbëngul që reforma në drejtësi është e suksesshme, por nuk ka transparencë në lidhje me kriteret e përdorur për të bërë këto deklarata. Dimë që besimi i publikut te reforma në drejtësi ka rënë çdo vit që nga momenti i nisjes, sidomos në aspektin e zbatimit.

Treguesit e korrupsionit po përkeqësohen në vend që të përmirësohen, teksa kapja e shtetit rëndohet në mënyrë thelbësore. Komisioni i Venecias e ka kritikuar reformën në drejtësi dhe është raportuar se zyrtarë të BE e kanë shkurajuar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për të ecur në të njëjtën rrugë.

Kjo ka bërë që vende ballkanike të refuzojnë t’u nënshtrohen reformave të ngjashme pasi kanë parë rezultatet e Shqipërisë. As investuesit amerikanë nuk duket se e vlerësojnë rrugën në të cilën po ecën Shqipëria: besimi i biznesit në Shqipëri ka rënë në pikën më të ulët sipas Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, me 71% të investuese që e konsiderojnë klimën për biznes si të pafavorshme.

Në prill 2021 u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste fitoi mandatin e tretë mes akuzave për blerje votash, keqpërdorje të fondeve shtetërore, monitorime masive dhe dhunim të privatësisë, presion mbi administratën publike, abuzim me kufizimet për Covid 19 për të ndaluar diasporën të votonte.

Si për të zgjatur zinxhirin e koincidencave, pak ditë pas zgjedhjeve, themeluesi dhe ish lideri i opozitës, Sali Berisha, u deklarua non grata nga Sekretari i Departamentit të Shteti Antony Blinken, me akuza për korrupsion të madh.

Elektorati i opozitës e pa këtë më tepër si një sulm i paramenduar se sa lëvizje për drejtësi, pasi Berisha ka qenë jashtë funksioneve me pushtet prej më tepër se tetë vitesh.

Berisha bëri padi kundër Antony Blinken për shpifje dhe e sfidoi të paraqiste çfarëdolloj prove. Sfida mbeti pa përgjigje zyrtare.

Në korrik, Ambasadorja Kim i bëri presion liderit aktual të opozitës të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar. Me sa duket presioni ka qenë tepër i fortë deri sa ai e pranoi.

Kjo kërkesë nga SHBA ishte momenti i lindjes së një krize të thellë në partinë opozitare, teksa shumë anëtarë e kundërshtuan përjashtimin e liderit historik, vendim i marrë pa transparencë. Opozita, tashmë pas tri humbjeve radhazi, është në pikën më të ulët në histori. Në përgjigje të disa akuzave për përkrahje të partisë në pushtet me veprimet e saj, ambasadorja amerikan, para zgjedhjeve, specifikoi se ‘SHBA nuk përkrah asnjë parti apo kandidat’.

Duhet theksuar se presioni i ambasadores dhe i Sekretarit të Shtetit për përjashtimin e Berishës nga skena politike kanë dhënë efekt të kundërt. Pavarësisht kundërshtive të shumta, Berisha mbetet lideri historik që udhëhoqi vendin gjatë tranzicionit post-komunist dhe një mik prej një kohe të gjatë i SHBA, duke përfaqësuar iniciatorin e një ere të re demokracie e lirie për shumë shqiptarë.

Ndaj nuk është befasues që shumë shqiptarë që kanë përkrahur Berishën për dekada nuk besojnë te të emëruarit e Amerikës si më parë, dhe ata nuk i besojnë as kryetarit aktual të partisë.

77-vjeçari Sali Berisha ka një moment politik që nuk e ka pasur prej dhjetë vitesh. Por edhe ata që nuk e përkrahin Berishën kanë arsye të mos jenë të lumtur me veprimet e diplomacisë amerikane që e rikthyen atë në radhën e parë politike.

Kulmi i arrit në fillim të nëntorit, kur ambasadorja amerikane deklaroi publikisht se Washingtoni do ta ndalonte dialogun me partinë opozitare në Berisha rikthehej si kryetar i saj.

Kjo është një deklaratë problematike: para së gjithash, teksa partia ka një statut dhe një mënyrë demokratike për të zgjedhur liderin e partisë, kërcënimi i ambasadores përkthehet lehtësisht si mungesë respekti për demokracinë dhe elektoratin shqiptar.

Së dyti, teksa Berisha po mbledh përkrahjeje të madhe falë turit ekstensiv në shumicën e territorit të vendit, ka gjasa që ai vërtet të bëhet lideri i ri: ndaj nuk është e qartë nëse Ambasada e SHBA planifikon të mbështesë vetëm partinë në pushtet, duke shkelur çdo parim të diplomacisë jopartizane dhe duke u armiqësuar me një pjesë të madhe të vendit që historikisht ka qenë shumë pro-amerikan.

Marrë nga Exit.al