Rrëmbhet biznesmeni turk, u kërkuan 3 milionë dollarë për lirimin e tij, ja kush e organizoi

Autoritetet e Kirgizisë kanë arrestuar katër persona, përfshirë një grua dhe një zyrtar policor, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni turk për të kërkuar më pas haraç për lirimin e tij.

Komitetit Shtetëror për Siguri Kombëtare (UKMK) tha të dielën se grupi dyshohet se e kishte ndalur biznesmenin turk në aeroportin e Bishkekut pas aterrimit më 1 dhjetor dhe e kishte dërguar në një stacion policor brenda aeroportit.

Aty, të gjitha gjësendet e tij, përfshirë gjërat e vlefshme, i ishin konfiskuar dhe biznesmeni më pas ishte dërguar me sy të lidhur në një shtëpi, ku kundër vullnetit të tij ishte mbajtur për pesë ditë, shkruan Free Europe.

Komiteti Shtetëror për Siguri Kombëtare i Kirgizisë tha se rrëmbyesit kërkuan 3 milionë dollarë amerikanë haraç për lirimin e biznesmenit turk.

Sipas këtij institucioni, rrëmbimi ishte organizuar nga miku dhe partneri i turkut në biznes.

Njëri nga të dyshuarit është shef i drejtorisë së transportit ajror i Ministrisë së Punëve të Brendshme në aeroportin e Bishkekut.