Banorët e 5 Majit sërish në protestë: Nuk bëjmë marrëveshje me Bashkinë
Banorët e zonës së ‘5 majit’ në kryeqytet vijojnë prej 2 muajsh protestat për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.
Ndër shqetësimet kryesore të banorëve është mungesa e transparencës dhe fakti se dëmshpërblimi nga shteti nuk do të bëhet me çmimin real të tyre, ndaj shprehen se nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje.
Prej 2 muajsh banorët e ‘5 majit’ në kryeqytet vijojnë protestat për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre, duke theksuar se nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje me Bashkinë.
Bashkia e Tiranës nisi një aksion për shembjen e banesave pranë rrugës 5 maji të kryeqytetit, në kuadër të projektit të rindërtimit, aksion ky i cili është kundërshtuar nga banorët.
Në total janë 430 ndërtesa që preken nga projekti i rindërtimit në këtë zonë.