Shënohet viktima e para nga varianti Omicron në Britaninë e Madhe

'' Fatkeqësisht po, Omicron po çon në shtrimin në spital dhe fatkeqësisht të paktën një pacient është konfirmuar se ka vdekur nga ky mutacion, " tha sot kryeministri britanik Boris Johnson.

Johnson vizitoi një qendër të vaksinimit pranë Pantinkgton në perëndim të Londrës dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të bërë dozën përforcues të vaksinës.

Kryeministri britanik njoftoi dje se të gjithë qytetarët 18 vjeç e lart do të mund të marrin këstin e tretë para fundit të vitit, për të adresuar kërcënimin e mutacionit të Omicron.

" Unë mendoj se ideja që (Omicron) është disi një version më i butë i virusit, mendoj se është diçka që duhet ta lëmë mënjanë dhe të njohim numrin absolut me të cilin po përshpejtohet në popullatë. Prandaj, më e mira që mund të bëjmë është të vaksinohemi me dozën përforcuese ”, tha Johnson sot.

Konfirmimi i vdekjes së një pacienti që u sëmur me mutacionin Omicron vjen pasi Ministri i Shëndetësisë Sahid Javid tha për Sky News se "rreth" 10 persona po trajtohen në spitalet britanike me variantin e ri.

Të dielën, Mbretëria e Bashkuar raportoi 1,239 raste të konfirmuara të mutacionit Omicron, rritja më e madhe ditore.

Në total, në vend janë evidentuar 3137 raste të këtij varianti.