Komisioni i Rithemelimit të PD: Deputeti Basha po shpif për kostot

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike reagoi pasi disa media pranë qeverisë shpërndanë një faturë të gjoja shpenzimeve të Foltores.

Në fakt, fatura u shpërnda edhe brenda celulave të deputetit Lulzim Bsha.

Në një reagim, Komisioni i Rithemelimit thotë se këto janë shpifje, ndërkohë që thekson se do bëhet transparencë e plotë e çdo shpenzimi.

DEKLARATA E PLOTE

Nën panikun e shkarkimit, deputeti Basha ka shpërndare sot në mediat e paguara nga Edi Rama përmes zëdhënësve të tij, shpifje të përsëritura për gjoja kostot e Foltores dhe Kuvendit Kombëtar të PD.

Se pari, ritheksojmë se këto shifra mund të jenë reale vetëm për eventet që kane organizuar tash sa vjet njerëz afër Lulzim Bashës kur rrjepin financat e PD, por ato nuk kane asnjë lidhje me realitetin, tregun dhe aq më pak me kostot reale të Foltores dhe Kuvendit, të cilat do publikohen me transparencë të plotë brenda pak ditësh.

Për ta bërë transparencën jo vetëm mediatike, por edhe ligjore, Foltorja do ta ftojë zëdhënësin e deputetit Basha t’i argumentoje shpifjet e tij para gjykatës!

Komisioni i Rithemelimit të PD