Basha kërkon ndihmë te Rama, dërgon në SPAK Kuvendin e Rithemelimit

Deputeti demokrat, Lulzim Basha, i shkarkuar nga Kuvendi i Rithemelimit, bën një tjetër lëvizje të dëshpëruar.

Ai i ka kërkuar ‘ndihmë’ SPAK-ut të partisë, për të goditur Kuvendin e Rithemelimit.

Duke i shtrirë dorën për ndihmë Ramës, Basha ka vendosur të padisë në SPAK drejtuesit dhe anëtarët e Kuvendit të Rithemelimit.

Kështu, sot mësohet se Basha dhe Gazment Bardhi kanë paditur në SPAK deputetët e PD Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi.

Po ashtu ai ka paditur edhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso dhe Sekretarin Organizativ të PD-së, Ervin Minarolli.

Basha i akuzon ata për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Ndërkohë Kuvendi i Rithemelimit ka vendosur që të ndryshojë vulën dhe logot, duke e rikthyer PD-në në origjinë.