VIDEO-SYRI TV/ KK mblidhet pa kuorum, Kondi denoncon skandalin

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga deputeti Lulzim Basha është mbledhur pa kuorumin e nevojshme. Denoncimi është bërë nga vetë anëtari i këshillit, Ilir Kondi, i cili i kërkoi Bashës verifikimin e anëtarëve pjesëmarrës, kërkesë e cila u refuzua nga ish-kryetari i partisë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Kondi ka denoncuar mungesën e kuorumit në mbledhjen e thirrur nga deputeti Lulzim Basha.

Në fillim të mbledhjes Kondi kërkoi verifikimin e anëtarëve pjesëmarrës në këshill, po kjo kërkesë u refuzua nga vetë Lulzim Basha.

Duke e cilësuar mbledhjen e këshillit si një takim miting, Kondi braktisi mbledhjen duke u shprehur se refuzon të shkelë procedurat e partisë, ndërsa tha se situata e trajtimit të anëtarëve në këshill është e paprecedentë.

Këshilli Kombëtar ka 480 anëtare, por sipas burimeve kuorumi nuk është arritur duke e bërë këtë mbledhje të pavlefshme.