Shteti i tyre i ka të ndaluar festat, por të rinjtë grek gjejnë 'ngushëllim' në shtetin fqinj

Mijëra të rinj grekë, kryesisht nga Greqia veriore janë nisur në fundjavë për në Bullgari për të festuar plot tre ditë me alkool dhe muzikë.

 Të premten herët në mëngjes, 9 dhjetor Statuja e Venizelos, në Selanik, u përmbyt nga qindra njerëz, të cilët, pavarësisht shiut, pritën me durim të hypnin në një nga dhjetëra autobusët me qira.

Pak më vonë autobusi i parë u nisur për në Bansko, Bullgari ndërsa më herët është bërë ndalesa e parë në Promachonas të Serrës për kontrollin e COVID në doganën greko-bullgare me të njëjtin emër shkruajnë mediat greke.

Mesdita e së premtes qyeti bullgar Bansko është “përmbytur” nga zërat grekë dhe të rinjtë që krijojnë radhë jashtë makinerive të këmbimit valutor për të kthyer monedhën e tyre euro në leva bullgare.

Restorantet në një nga rrugët më të frekuentuara, në rrugën Naiden Gerov, ishte plot me grekë që i vizitonin për të ngrënë dhe për kafe.

Pas tre orësh menuja e eventeve nis me eventin e parë festën në banjat termale të fshatit historik të Banias.

Në mesnatën e së njëjtës natë, jashtë një klubi të njohur të zonës u formuan radhë nga dhjetëra të rinj.

Pak më vonë klubi ishte mbushur plot me qindra njerëz, siç mund ta shihni edhe në video.

Ata që mbetën jashtë për shkak të mbushjes, u transferuan në një klub tjetër, ku filloi festa.