Përplasen 2 anije mallrash në brigjet e Baltikut

Dy anije mallrash janë përplasur në detin Baltik, në zonën detare midis bregut të qytetit Ystad dhe ishullit danez të Bornholm, sipas medieve ruse.

Sipas Ria Novosti , duke cituar televizionin shtetëror suedez, një nga anijet po lundron mbrapsht pas përplasjes, e cila ndodhi në rrethana të paqarta.

Raportohet për dy persona në ujë , ndërsa sipas agjencisë ruse është duke u zhvilluar një operacion i madh shpëtimi.

Njëra anije është me flamur danez dhe tjetra me flamur norvegjez. Nuk dihet ende se sa persona ka në total në dy anijet.