VIDEO-SYRI TV/ Si e humbi Basha edhe shumicën e Këshillit Kombëtar

Deputeti Lulzim Basha ka humbur shumicën edhe në Këshillin Kombëtar të PD. Në mungesë të anëtarëve, salla është mbushur nga persona të tjerë, të cilët nuk janë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Syri TV ka siguruar fotot e disa prej këtyre personave, të cilët ndodheshin në sallë për të justifikuar bojkotin që anëtarët e shumicës së Këshillit Kombëtar i bënë ish-kryetarit Lulzim Basha

Deputeti Lulzim Basha duket se ka humbur edhe mbështetjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mbledhja e thirrur nga kryesia e shkarkuar nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm dhe salla është mbushur me persona, të cilët nuk janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Syri TV ka zbuluar emrat dhe fotot e disa prej personave, të cilët ishin thirrur nga ish-kryetari Basha për të mbushur sallën duke e kthyer këtë mbledhje në një farsë.

Siç mund ta shihni nga fotot, në sallë ndodhet Gentjan Gjonaj, i cili është ulur në karrigen e anëtarit të Këshillit, ndërkohë që nuk është anëtar. Edhe Isak Tema nuk është anëtar i Këshillit Kombëtar. Po kështu është rasti i Klod Çakmashit, i cili po merr pjesë në mbledhje si anëtar kur në fakt ai është aktivist i njësisë numër 1. Po kështu edhe Ermal Ngjelina nuk është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por simpatizant i Partisë Demokratike.

Një tjetrën personazh, i cili ndodhej në sallë, duke mos qenë anëtar i Këshillit Kombëtar është edhe ish-deputeti Korab Lita. Syri TV ka mësuar se në sallë ndodheshin edhe Shpëtim Agolli dhe Nazmi Totraku, të cilët po ashtu nuk janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.