Rihapet Austria pas 20 ditësh bllokimi të rreptë, por vetëm për të vaksinuarit

Austria u hap sot pas 20 ditësh bllokimi të rreptë. 

Megjithatë, hapja vlen vetëm për ata që janë vaksinuar ose ata që kanë kaluar Covid-19.

Dyqane, parukeri, panaire, qendra fitnesi, restorante dhe hotele, si dhe ambiente sportive janë hapur në nëntë provinca austriake.

Për ata që janë të vaksinuar apo të shëruar, ndalohet shtetrrethimi, i cili mbetet në fuqi për personat që nuk kanë prova që kanë kaluar Covid apo se kanë marrë vaksinën

Për ta një test negativ merret parasysh vetëm për të shkuar në punë, ndërsa të drejta e tjera ende u mohohen.

Është e detyrueshme mbajtja e maskave FFP2 në ambiente të mbyllura.

Çdo krahinë ka mundësinë të vendosë masa më të rrepta.

Vjena do të hapet në dy faza - nga nesër, dyqane, parukeri, qendra fitnesi dhe panaire.

Mijëra persona protestuan dje edhe kundër vendimit për vaksinën e detyrueshme nga 1 Shkurti për minorenët  mbi 14 vjeç.