FOTO/ Basha rekruton aziatikë dhe profile ‘fake’ kur sulmon Berishën nga selia e PD

Lulzim Basha e ka humbur luftën e tij politke me demokratët, pasi sot 4446 delegatë e kanë shkarkuar atë nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Por në të njëjtën kohë që mbahej Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeminsitri Sali Berisha, Ish-Kryetari i PD, Lulzim Basha kishte zgjedhur që të mbante para selisë së partisë një ceremoni për inagurimin e një instilacioni për të nderuar firmëtarët e krijimit të kësaj partie.

Në përpjekje për t'u dukur se po ndiqej nga shumë njerëz në Facebook, Basha kishte gjetur si zgjidhje njerëz me profile ‘fake’ që nuk kanë lidhje fare me politikën në Shqipëri apo edhe Lulzim Bashën i cili po fliste dhe kishte hapur një video live.

Gjatë kohës që ai fliste këta njerëz me profile ‘fake’ nga vendet aziatike, ishin aty për t'i bërë ‘like’ Bashës teksa ai fliste.