Varianti Omicron/ Özlem Türeci dhe Uğur Şahin, folën: Nuk mund të them se jemi të sigurt, por…

Özlem Türeci dhe Uğur Şahin, të cilët arritën sukses të jashtëzakonshëm në historinë e mjekësisë me vaksinën anti-covid me teknologjinë mRNA dhe arritën ta zhvillonin në një kohë të shkurtër, dhanë deklaratat e tyre për median britanike “Times’.

Duke u shprehur se ata kanë ‘përveshur mëngët’ për të zhvilluar një vaksinë kundër variantin Omicron, Ozlem Tureci u shpreh:

''Ne kurrë nuk kemi thënë se misioni ynë ka përfunduar dhe ne kemi arritur qëllimin tonë. Ne kemi thënë se do të vazhdojmë të jetojmë me virusin dhe se ky është normaliteti i ri. Dhe tani po jetojmë në këtë normalitet të ri’.

Ndërsa Sahin është shprehur:

''Duhet të mbahet mend se shkalla e mbrotjes së reduktuar është më e mirë se mungesa e mbrotjes. Kjo sëmundje nuk është më e frikshme. Ne kemi në dispozicion një mjet që do të ulë në mënyrë drastike vdekshmërinë tek të moshuarit. Nuk mund të themi se jemi të sigurt, por jemi në një pozicion shumë më të rehatshëm’.