Rriten kostot e ndërtimit, Hebovija: Ndodhi kudo në Europë, ndikoi dhe pandemia

Përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Ilir Hebovija, i ftuar në emisionin Ekonomi Plus me moderatoren Klaudja Karabolli në Syri Tv, foli për rritjen e kostove të ndërtimit.

Hebovija thekson se rritja e kostove të ndërtimit ndodhi kudo në Europë e ndaj Shqipëria nuk kishte si mos të ndikohej.

Ai shton se në rritjen e kostove të ndërtimit ka ndikuar edhe pandemia.

“Është një fenonem jo vetëm shqiptar, por edhe europian. Një raport i besueshëm ndërkombëtar flet se janë rritur çmimet për metër katror ndërtim, ku përfshihen edhe kostot e materialeve të ndërtimit, edhe indekse të tjera.

Materialet e ndërtimit kanë pësuar rritje në një periudhë kohore afatgjatë. Shqipëria nuk mund të rrijë anash ndikimeve të tregut europian. Një rritje shumë të madhe i dha edhe pandemia, vështirësia në qarkullime, transporti është vështirësuar etj, që rritën kostot e ndërtimit në përgjithësi”, deklaroi Hebovija.