Foltorja: Revolucioni nuk ndalet me falsifikime

'Foltorja' ka reaguar pas manipulimit me firmat e delegatëvve nga kryetari në detyrë i PD, Lulzim Basha dhe Sekretari i emëruar, Gazment Bardhi. 

Në një reagim për mediat, 'Foltorja' deklaron se revolucioni nuk ndalet me falsifikime. 

Kuvendi Kombëtar i demokratëve është ai i datës 11 dhjetor, nesër në orën 10:00, ku do të shënohet rithemelimi i Partisë Demokratike, thekson 'Foltorja', lëvizja e liderit historik të PD Sali Berisha. 

Reagimi

Per jave me radhe demokratet nga gjithe Shqiperia, dege pas dege kane publikuar me gojen e tyre emrat e delegateve qe kane firmosur per thirrjen e Kuvendit te pare ne historine e vendit qe mblidhet me kerkesen e anetaresise. 

Sot ne nje krize paniku ne diten e fundit si kryetar Basha nxorri Gaztorin e tij per te lexuar nje liste qe po denoncohet nga shume demokrate si e falsifikuar dhe ku duket qarte fryrja fiktive e mandateve te qarqeve krahasuar me kuvendin e fundit. Lexohen emra pa u shoqeruar me funksionet e tyre perkatese, apo se ciles dege i perkasin! E gjitha kjo per te krijuar turbullire ne vend te transparences me shpresen se do krijojne konfuzion!

Lodhen kot! Revolucioni nuk ndalet me falsifikime!  Asgje nuk mund ta ndale vullnetin e mijera delegateve demokrateve për të marre pjese ne Kuvendin e Rithemelimit i cili do shkepuse perfundimisht Partine Demokratike nga pazaret Rama - Basha duke ja kthyer ate  demokrateve! 

Ftojme te gjithe demokratet dhe delegatet e Kuvendit te bashkohen ne Ditelindjen e Partise Demokratike per te dale nga rrethi vicioz i humbjeve dhe per te nisur rrugetimin tone drejt FITORES!