Thellohet skandali në PD/ Edhe 5 delegatë të tjerë denoncojnë falsifikimin e firmave për datën 18

Në çdo minutë që kalon dalin emra të lexuar si firmëtarë të Kuvendit të 18 dhjetorit, por që janë manipuluar apo falsifikuar, pasi sipas tyre ata kanë firmosur vetëm për Kuvendin e 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryemisnitri Sali Berisha.

Nga denoncime në redaksinë e SYRI-t, deri tani, Genti Çela, Orhan Hymetllari, Arnold Çekiçi, Erin Baçllari dhe Ilir Dervishi kanë hedhur poshtë pretendimet e Gazment Bardhit dhe Ina Zhupës se kanë firmosur formularin për datën 18 dhjetor.