Ina Zhupa lexon emrat e delegatëve në bllok, jo sipas degëve - për të fshehur mashtrimin

Krahas falsifikimit të firmave dhe mashtrimit me numrat e ID-ve, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi po përdorin edhe një instrument tjetër në funksion të manipulimit. 

Deputetja e PD, Ina Zhupa po lexon emrat e delegatëve që sipas saj kanë firmosur për Kuvendin e 18 dhjetorit. 

Bie në sy që leximi i emrave po bëhet në bllok dhe jo sipas degëve. 

Një gjë e tillë bëhet për të shmangur zbulimin në kohë të emrave që ata iu lexojnë emrat. 

Duket qartë që lista Basha-Bardhi nuk përfaqëson delegatët e Kuvendit Kombëtar të PD. 

Një listë e manipuluar dhe e mbushur me shkelje ligjore fund e krye, në funksion të mashtrimit, pasi e kanë kuptuar qartë se baza i braktisur përfundimisht dhe 5200 delegatët zyrtarë të Partisë Demokratike do të jenë nesër në Kuvendin e 11 dhjetorit.