Gazment Bardhi manipulon me 90 mandate në Lezhë/ Ja sa delegatë ka pasur në Kuvendin e korrikut

Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit nuk ka të ndalur në falsifikimet dhe manipulimet me formularët e firmosur nga delegatët për kuvendin e datës 18 dhjetor.

Sipas hulumtimit të SYRI-t, Qarku i Lezhës, në Kuvendin e korrikut ka pasur 168 delegate, por tani me leximin e emrave del me 258 delegatë.

Mesa duket po lexohen emra pa funksione në Partinë Demokratike dhe nuk dihet as në janë anëtarë apo jo.