Skandal në PD/ SYRI zbulon falsifikimin e firmës dhe ID së anëtarit të KK nga Blendi Sulaj

SYRI TV dhe Syri.net kanë zbuluar se është falsifikuar firma e anëtarit të Këshillit Kombëtar Xhulian Guçe, nga personi përgjegjës që ka plotësuar formularin për datën 18 dhjetor.

Po të shohësh pikën te shkronja ‘j’ te emri anëtarit me ‘i’ te emri i personit përgjegjës është e njëjta.

Forma e shkronjës ‘l’, po të shohësh gërmën ‘n’ është po e njëjta.

E ka firmosur përgjegjësi Blendi Sulaj me stilolaps tjetër. 

Po ashtu, në mënyrë të turpshme dhe antiligjore Basha dhe Bardhi kanë falsifikuar edhe numrin e dokumentit të identifikimit të Guçes.

Syri ka zbuluar se ID e anëtarit të Këshillit Kombëtar Xhulian Guçe mbaron me **071E dhe jo me 170J, siç e ka plotësuar patronazhisti i Lulzim Bashës, Blendi Sulaj.