Falsifikimi i firmave/ Kryetarja e LDG Dibër: Kanë firmosur për mua, të bëhet publik formulari

Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas në Dibër dhe njëherazi anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, Dafina Muda, denocon skandalin e falsifikimit të firmave nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. 

Muda tha për Syri Tv se dikush ka firmosur në emër të saj. 

"Kanë firmosur për mua pa dijeninë time për Kuvendin e dt.18 Dhjetor. Kërkoj të bëhet publik formulari që pretendojnë që është firmosur nga unë", u shpreh delegatja Dafina Muda. 

Skandali i falsifikimit të firmave nga Partia Demokratike u denoncua edhe delegatët Spiro Vaso, Xhulian Guçe dhe Mimoza Rexhvelaj.

Ata deklaruan se kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor dhe do të jenë nesër të pranishëm në stadiumin Air Albania ku edhe do të zhvillohet mbledhja e anëtarësisë.