Ligji për bashkëqeverisjen, Rama: Në 2022 mbyllen të gjitha sportelet, shërbimet do jepen online

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në vitit 2022,  do të mbyllen  të gjitha sportelet fizike, përfshirë këtu edhe kadastrën dhe  shërbimet do të merren online

NGA SYRI TV

Gjatë prezantimit  për ligjin e  bashkëqeverisjes në  Shkodër, Rama deklaroi se do parashikohen  sanksione për punonjësit e administratës që nuk do përgjigjen.

Viti  2022  do të sjelle  mbylljen e të gjitha sporteleve  fizike në vend,  dhe  të gjitha shërbimet  do të merren online dhe me postë. Kryeministri Edi Rama, prezantoi  në Shkodër, ligjin për bashkeqeverisjen , duke njoftuar se  vitin e ardhshëm  do të  mbyllen të gjitha sportelet,  përfshirë këtu edhe kadastren. 

Kreu i qeverisë,  deklaroi se me ligjin e ri do të ketë dy lloj sanksionesh ndaj punonjësve të administratës, të cilët vonojnë përgjigjet për qytetarët.Kryeministri theksoi se , ata që nuk i përgjigjen hallit të qytetarëve, do të kenë ndjekje penale, por edhe sanksione financiare, që do të paguajnë nga rroga e tyre.

Deri tani  janë 1 000 shërbime që merren  online , ndërkohë  që kryeministri,  premtoi  se kalimi i  gjithë shërbimeve  online do të shënojë një pikë të  rëndësishme në luftën kundër  korrpsionit dhe rryshfetit, në  radhët e  administratës publike.