Guarda Di Finanza dhe Policia Shqiptare në konferencë për kultivimin e lëndëve narkotike

Policia Shqiptare dhe Guarda Di Finanzia kanë mbajtur një konferencë të përbashkët me qëllim luftimin e kultivimit të lëndëve narkotike dhe keimit të organizuar

NGA SYRI TV

Gjatë konferencës janë përmendur shifrat e rasteve të goditura, ndërsa Kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuseppe Arbore është shprehur se tashmë ka shtrirje më të gjerë të kanabisit në vend.

Dy ditë pas sekuestrimit të 1.5 ton lëndë narkotike hibride në Turqi, e cila ishte nisur nga Shqipëria, Policia e Shqipërisë dhe Guarda di Finanza e Italisë kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët në lidhje me hapat e ndërmarra prej tyre në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe krimit të organizuar.

Në fjalën e tij në këtë konferencë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka bërë me dije disa shifra konkrete në lidhje me operacionet e kryera nga të dyja palët. Kreu i operacionit në Guardia di Finanza, Giuseppe Arbore është shprehur se tashmë nuk është vetëm jugu kultivuesi më I madh i bimëve narkotike, por ka një zhvendosje drejt veriut.

Në përfundim të aktivitetit, Drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbajtur një deklaratë për shtyp. I pyetur nga gazetarët rreth analizave të drogës që I’u është bërë punonjësve të policisë, ai është shprehur se nuk kanë si qëllim penalizimin e policëve.

Gjatë deklaratës, Nano ka shmangur pyetjen pse është zgjedhur një laborator privat për të kryer analizat e punonjësve të policisë.