FOTO/ Shembet tuneli ‘Delvinë – Kardhiq’, Rama e prezantoi me pompozitet në korrik

Deri më tani nuk dihet sa mund të jetë dëmi i shkaktuar, ndërsa njëherësh nuk dihet edhe nëse shembja ka ndodhur vetëm në hyrje apo ka vazhduar edhe në brendësi të tunelit.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga momentet e hapjes së tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë në 31 korrik, ku tha se përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë. por nga fotot e shkrepura nga vendi i ngjarjes, tregojnë se si hyrja e tunelit është mbuluar nga dherat.