As Musk, as Bezos, një grua ngjitet në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë

Ndërsa tregtia elektronike mori vrull me epideminë e virusit Corona, sipërmarrësja e quajtur Tatyana Bakalçuk, e cila themeloi platformën e tregtisë elektronike Wildberries në Rusi, ishte në axhendën e publikut ndërkombëtar.

Duke vënë në dukje se miliarderët rusë i rritën të ardhurat e tyre me 145 miliardë dollarë në vitin 2021 , Forbes deklaroi se veçanërisht themeluesi i Telegram Pavel Durov dhe themeluesja e Wildberries Tatyana Bakalçuk morën drejtimin në këtë hap.

Duke theksuar se Bakalçuk ka rritur të ardhurat e saj me 1000 për qind këtë vit, Forbes tha:

 “Bakalçuk, gruaja më e pasur në Rusi, bëri kërcimin më të madh këtë vit. Të ardhurat e vlerësuara të Bakalçuk janë 13 miliardë dollarë.

 Gjithashtu u nënvizua se Bakalçuk kishte një pasuri prej 1.2 miliardë dollarë në vitin 2020.

Bakalçuk, e martuar dhe me katër fëmijë, nuk është një person shumë i spikatur përballë opinionit publik botëror.

 Bakalchuk është një ish-mësuese angleze, e cila themeloi Wildberries në shtëpinë e saj në Moskë në vitin 2004, kur ishte vetëm 28 vjeç.

Ndërsa miliarderët në mbarë botën i rritën të ardhurat e tyre me 1.9 trilionë në vitin 2020, në vitin 2021, më shumë se 2600 miliarderë në mbarë botën u pasuruan me 1.6 trilion dollarë, sipas të dhënave të Forbes