VIDEOLAJM/ Vrasja e biznesmenit në Laç, pamjet nga vendngjarja

Syri Tv dhe Syri.net kanë siguruar pamjet nga vendngjarja ku u ekzekutua mëngjesin e sotshëm biznesmeni Rakip (Pilot) Roli.

Roli dhe familja e tij janë persona të njohur në zonën e Laçit, dhe kanë disa biznese, përfshirë mjetet e transportit të rëndë, si dhe një pikë materialesh ndërtimi.

Emri i tij nuk është i panjohur as për policinë, pasi biznesmeni është vënë në pranga në vitin 2011, si autor i rrahjes me pasojë plagosjen e rëndë të një 22-vjeçari. Po ashtu djemtë e viktimës kanë qenë të skeduar nga policia në vitin 2017, për trafik droge.

Mësohet se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera.

Rroli ka qenë i arrestuar për dhunimin e një të riu, dhe ka bërë disa vite burg për këtë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/autorëve.