Kroacia, një hap më afër anëtarësimit në zonën e lëvizjes së lirë Shengen

Kroacia është një hap më afër anëtarësimit në zonën pa kufij Shengen. Qeveritë e Bashkimit Evropian arritën në përfundimin të enjten se vendi "përmbushi kushtet e nevojshme për zbatimin e plotë të Schengen acquis", tha Këshilli i BE-së.

Vendimi është hapi i parë zyrtar drejt një vendimi përfundimtar të Këshillit për zgjerimin e zonës Shengen”, tha Presidenca sllovene e Bashkimit Evropian në një postim në Twitter.

Vendet që i bashkohen zonës së lëvizjes së lirë duhet të jenë në gjendje të garantojnë sigurinë e kufirit të jashtëm të bllokut - një temë e ndjeshme politike për shkak të migrimit që nga viti 2015.

Kritikët thonë se Kroacia ka qenë tepër e zellshme duke treguar se mund të mbrojë kufijtë e jashtëm të bllokut.

Verën e kaluar, pamjet e publikuara nga mediat evropiane që tregonin një oficer policie kroat duke rrahur emigrantët me shkop, shkaktuan zemërim.

Anëtarësimi i Kroacisë në Shengen është gjithashtu një temë e ndjeshme për Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat kanë qenë anëtare të BE që nga viti 2007 dhe ende nuk i janë bashkuar zonës së lëvizjes së lirë.

Në një kohë kur pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor duket se ka mbetur prapa në përpjekjen e saj për t'u anëtarësuar në BE, Kroacia konsiderohet një histori suksesi në rajon.

Zagrebi u bashkua me BE në 2013 dhe gjithashtu dëshiron të bëhet anëtar i eurozonës me monedhë të vetme.

Komisioni e kishte rekomanduar anëtarësimin e Kroacisë në vitin 2019.