Berisha: Nesër mbahet Kuvendi i Partisë Demokratike!

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot shpalljen përfundimtare për mbledhjen e Kuvendit të shumëpritur të demokratëve. “Nesër mbahet Kuvendi i PD-së, - shkroi Berisha në Fb. – Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Demokratët do të mblidhen në Kuvendin e konsideruar si kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike, në orën 10:00 më 11 dhjetor 2021 në stadiumin “Air Albania”. Sipas njoftimi të lëvizjes “Foltorja” dje,  delegatët do të kenë zonën e tyre të veçantë, kurse pjesa tjetër e stadiumit “Air Albania” do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij momenti.