Ambasadorja Kim komenton mesazhet e zyrtarit të lartë amerikan Gabriel Escobar

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar sot  mesazhet e vizitës së zyrtarit të lartë amerikan Gabriel Escobar dje në Tiranë.

Në postimin e saj në Twitter, ambasadorja Kim shkruan: “Gjatë vizitës së tij më 9 dhjetor në Tiranë, Zëvendës Asistent Sekretari  Escobar falënderoi Shqipërinë për partneritetin e fortë dhe ripohoi mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai nënvizoi fokusin e SHBA në luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Ne presim me padurim të forcojmë marrëdhëniet SHBA – Shqipëri: rritjen e bashkëpunimit tonë në mbrojtje si aleatë të NATO-s; krijimin e më shumë mundësive për tregti dhe investime; të punuarit së bashku për integrimin rajonal dhe çështjet globale, veçanërisht si anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në 2022,” përfundon diplomatja.