Australia aprovon vaksinën për fëmijët nga 5 deri në 11 vjeç
“Ky është një lajm i mirë për miliona familje në të gjithë vendin që duan që fëmijët e tyre të kenë mundësinë të vaksinohen”, është shprehur kryeministri australian Scott Morrison.
Pas shqyrtimit të të dhënave nga Kanadaja, Autoriteti Australian i Vaksinave rekomandoi që të ketë një interval prej tetë javësh midis dy dozave të vaksinës që u jepen fëmijëve, i cili mund të reduktohet në tre javë nëse ndodh një shpërthim.
Fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç do të marrin fillimisht vaksinën Pfizer, ndërsa rregullatori do të marrë në konsideratë edhe vaksinën Moderna , e cila pritet të vendoset në javët në vijim.
Vendimi për të vaksinuar fëmijët u mor në një kohë kur autoritetet australiane po përpiqen të përshpejtojnë shpërndarjen e një doze përforcuese të vaksinës Covid-19.
Vendi tashmë ka një nga normat më të larta të vaksinimit në botë , me pothuajse 90% të popullsisë së tij mbi moshën 16 vjeç të imunizuar plotësisht.
Në të njëjtën kohë, rreth 70% e adoleshentëve të moshës 12 deri në 15 vjeç janë gjithashtu plotësisht të vaksinuar.
Autoritetet australiane po u bëjnë thirrje qytetarëve që të marrin një vaksinë të tretë, pasi shqetësohen për një variant të ri të llojit të koronavirusit, Omicron, i cili duket të jetë më ngjitës në një kohë kur rastet e Covid-19 po rriten në mënyrë të qëndrueshme në Sydney, qytei i dyti më i madh në Australi.