‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Berisha/ Nishani: Tani ka nisur një lëvizje! PD kishte 8 vite e harruar

Ish presidenti, Bujar Nishani ka deklaruar se ‘Foltorja’ ka tronditur sistemin politik në Shqipëri dhe se tani ka nisur një lëvizje e vërtetë.

Nishani ka theksuar se 25 prilli nuk solli asgjë, e la Shqipërinë në kënetë ndërsa tani ka nisur një lëvizje, të cilën do ta mbështesin me procedurë dhe ligjshmëri.

Nishani: Kishte 8 vjet që PD ishte harruar në diskursin publik të vendit. Tani kthejnë kokën njerëzit, ta dëgjojmë PD. Kjo është gjë shumë pozitive. Nuk ka vlerë a ka firmosur njeri për propozimin e Lulzim Bashës apo jo. Bëhet fjalë për tronditjen e sistemit politik.

Këtu është tronditur besimi te politika. Por problemi është që do të ndodhë një tronditje e sistemit politik që fillon nga PD-ja. Me 25 prill, shqiptarët mbetën në stanjacion. 25 prilli nuk solli asgjë, e la Shqipërinë në kënetë. Tani ka nisur një lëvizje. Është mirëfilli politike. E kemi marrë shumë seriozisht, do ta mbështesim me procedurë dhe ligjshmëri. Ky proces fillon me datë 11, por nuk mbaron aty.