‘Pas një hutimi, po krijon konfuzion’/ Bylykbashi: Basha kërcënon me shkarkime. Berisha ka sjellë fitore

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashin, ka akuzuar Lulzim Bashën po përpiqet të krijojë konfuzion mes demokratëve dhe po kërcënon me shkarkime.

I ftuar në ‘Log’, Bylykbashi theksoi se Basha do të krijojë një opinion të dytë lidhur me legjitimitetin e kuvendeve të thirrura dhe se ka kërcënuar edhe me shkarkime. 

Gjithashtu deputeti Bylykbashi tha se Basha duhet të ishte larguar pas humbjes së zgjedhjeve. Sipas tij, Berisha ka bërë gabimet e tij, por ka sjellë fitore dhe ngjall entuziazëm.

Bylykbashi: Lista e 2017 e kuptoni se çfarë pasojash dha. Një listë e bërë që e pranon ai vetë që bëra gabim. E dyta që shoh është një përpjekje e këshilluar e zotit Basha pas një periudhe që u hutua, tani përpiqet të krijojë një opinion të dytë, kuvendi, kush është ky apo ai. Unë shoh konsulencë që vjen rrotull PD. Nuk e kuptoj pse duhet të jetë kur kjo është një çështje e brendshme. Po e bën këtë për të krijuar konfuzion. Ka kërcënuar edhe me shkarkim. Po krijon numra. Zyrtarisht thirrës të Kuvendin janë 4200, kurse ato të zotit Basha janë lajmthirrës. Në fund fare janë numrat që prodhojnë realitetin. Më 11 dhjetor do ta shihni se çdo të ndodhë atë ditë.

Kush humb zgjedhjet ikën. Zotit Basha i është mbushur mendja të rrijë aty. Basha është i katërti në hierarkinë statusore. Me pretendimin një anëtar një votë do të vrasë votën e anëtarëve. Demokratët pikërisht për atë që ka prodhuar, e kemi parë edhe në fushatë, kush është produkti. Çështja është që zoti Berisha ka prodhuar fitore, ka bërë gabimet  tij, por është njeri që ngjall entuziazëm.