Kokalari: Basha nuk ikën si kryetar i PD se ka pazare të hapura

Aktivistja e djathtë Evi Kokalari, e ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për Lulzim Bashën.

Kokalari theksoi se Basha nuk ikën si kryetar i PD, sepse ka pazare të hapura, duke shtuar se përdori PD për pasurim personal.

“Basha nuk ikën si kryetar i PD se ka pazare të hapura. Edi Paloka duhet ta dinte se ka qenë nënkryetar i Partisë Demokratike. Basha mori PD peng, e përdori për veten për t’u pasuruar, sepse bëri pasurinë, vilat duke përdorur anëtarët e Partisë Demokratike, që janë 70 deri në 80 mijë.

Unë mendoj se duhet investiguar mbi Bashën, duhet të merren masa që një kryetar i ardhshëm të mos përdorë PD-në për pasurim personal. Basha duhet bërë shembull, duke pasur investigim brenda Partisë Demokratike e mos të vijë më kryetar që përdor partinë për pasurim personal”, deklaroi Kokalari.