Kokalari: Eskobari nuk i dha krahë Bashës! Republikanët po ndjekin luftën e Berishës

E ftuar në Çim Peka Live, aktivistja republikane në SHBA Evi Kokalari ka komentuar vizitën e sotme Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në zyrën e Lulzim Bashës.

Duke e quajtur atë një ‘mos përkrahje të Eskobar ndaj Bashës’, Kokalari theksoi se republikanët në SHBA po e ndjekin me interes luftën e Berishës dhe po presin ti qëndrojë akuzave ndaj Blinken për të vërtetuar se DASH ka probleme të rënda me korrupsionin.

Peka: Komenti për vizitën e Eskobar në zyrën e Lulzim Bashës?

Kokalari: Të them të drejtën, fakti se Eskobar ndejti 10 min në zyrën e Bashës mu krijua ideja e njëjta gjë që ndodhi me tre kongresmenët që i çuan sa për sy e faqe.

10 minutshi i Eskobar e ka një arsye edhe mendoj se ai 10 minutshi ishte sepse ata po mundoheshin ti jepnin krah Bashës, ai ndejti vetëm 10 minuta në atë takim për ti treguar të kundërtën.

I ka vajtur në zyrë pasi ka qënë puna sërish e ambasadores Yuri Kim siç e ka ndihmuar edhe në rastet e tjera. Pyetja që duhet të bëjmë që pse nuk i dha krahë Eskobar krah BAshës sot?

Jemi shumë afër 11 dhjetorit dhe ky ishte shanci. Sot mu duk sikur Basha mori fund sot, nuk ka më asnjë përkrahje.

Peka: Zëri i Amerikës e ka trajtuar si mbështetje për Bashën.

Kokalari: E kanë keq interpretuar. Mund të thuash edhe për non grata që ka nxjerrë sot por ke të drejtë sepse ajo doli nga informacione nga departamenti i thesarit dhe po të fusësh emrin e Berishës nuk del gjë. Dhe nuk besoj se ka dosje aty.

Korrupsioni është monetar i cili dëmton demokracinë dhe raportet e tyre fillojnë nga departamenti i thesarit dhe të ngrijnë llogaritë financiare. Kjo nuk i ka ndodhur Berishës.

Letra e kongresmenit Lee Zeldin në 24 nëntor ishte shumë e rëndësishme pasi pas letrës së tretë thotë që faktri që ne kemi kaq herë që kërkojmë fakte dhe ju spo na i jepni, këtu ka diçka që ju spo na i jepni.

Para një jave, Republikanët po e cilësojnë Berishën si dikush që po ekspozon korrupsionin brenda në Departamentin e Shtetit, po kërkojnë të gjejnë prova pasi po nuk pati prova atëherë këtu kemi të bëjmë me korrupsion në Departamentin e Shtetit. Cenimi i demokracisë amerikane.

Tani republikanët po e pëlqejnë luftën e Berishës, mendojnë se është aq i fortë që të qëndroi fort për të vërtetuar se nuk ka prova. Po diskutohet se DASH është i korruptuar.

Si amerikanë duhet ta respektosh atë deri të vërtetosh që është e kundërt.

Tek Eskobar pashë pak seriozitet dhe ndoshta dhe letrat e kongresmenit kanë luajtur një pjesë pasi edhe Blinken tha që 'mund të ketë korrupsion' por si mund të thuash 'mund' kur ti the në fillim që ka prova për korrupsion.