Nesho: Escobar konfirmoi bashkëpunimin e Amerikës me PD, u reflektua realiteti

Diplomati i karrierës Agim Nesho, i ftuar në emisionin Çim Peka Live, deklaroi se Escobar konfirmoi bashkëpunimin me PD-në.

Nesho theksoi se edhe Amerika po reflekton realitetin politik në Shqipëri.

“Mesazhi ishte se Amerika do që të bashkëpunojë me PD. Kjo ishte deklaratë e moderuar dhe reflektim i realitetit. E gjithë pjesa tjetër ishte mirënjohje.

Amerika po tregon interes për atë që ndodh në rajon. Amerika do që të luftojë influencat serbo-ruse”, deklaroi Nesho.