43% e votuesve të PD 'pro' Kuvendit të 11 dhjetorit, për 18 dhjetorin e Bashës vetëm 25%

Më shumë se dy në pesë votues të Partisë Demokratike (43%) mendojnë që Kuvendi i 11 dhjetorit – thirrur nga Sali Berisha – është legjitim. 

Një në katër votues të PD-së (25%), mbështesin Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha.

Po aq votues të PD-së (24%) mendojnë që asnjë nga të dy mbledhjet e Kuvendit demokrat nuk është legjitim.

Barometri i Euronews pyeti qytetarët mbi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike, pak ditë përpara organizimit të dy mbledhjeve të Kuvendit Kombëtar të PD.