Itali/ Mbi 12 mijë të infektuar dhe 79 viktima nga Covid

Në Itali janë regjistruar 12, 527 raste të reja me koronavirus, nga 312, 828 teste të realizuara në 24 orët e para.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 5, 164, 780.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 79 pacientë kanë humbur jetën në 24 orë. Ndërkohë 811 pacientë ndodhen në terapi intensive.

Që nga fillimi i pandemisë  janë regjistruar 134, 551 vdekje.