Bumçi: Basha ka frikë të përballet me votën e demokratëve, Berisha po ngjiz një projekt të ri

Në emisionin Front Line të moderatores Marsela Karapanço , anëtari i Kryesisë në PD, Aldo Bumçi  u shpreh se Berisha po ngjiz një projekt të ri.

Sipas tij, Basha ka frikë të përballet me votën e demokratëve dhe se nuk i ka 85% të votave me të vilat u zgjodh sërish kryetar në qershor.

“Me zotin Basha ne nuk shkojmë në fitore. Kjo opozitë është e dobësuar. Pse janë mbledhur në Foltore ata? Një takim bëri Basha dhe u bë lajm ndërsa Berisha ka bërë takime anë e mbanë.Berisha po ngjiz një projekt të ri, një projekt që përfshin edhe Bashën. Basha po qëndron aty kundër vullnetit të demokratëve.

Edhe ata që i ka më afër janë kritikë të tij, nuk i besojnë më. Ai njeri duhet të hapi krahun dhe të jetë pjesë e ekipit. Çfarë bën tek karrigia e kryetarit?  Basha duhet të votëbesohet dhe mbyllet kjo krizë. Ai nuk do të përballet me votën e demokratëve. Basha ka dëmtuar rëndë demokratët duke i lënë në opozitë për herë të tretë”- tha Bumçi.