VIDEO/ Spaho: Bashës i sugjeroj të japë dorëheqjen pa ardhur data 11 Dhjetor

Deputeti i PD, Edmond Spaho zbardh për Syri Tv disa prej pikave të parashikuara në agjendën e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit. 

Në një lidhje me Skype për 'Ora 19:00' me Juli Krisafin, Spaho tha se mes vendimeve të Kuvendit Kombëtar do të jetë edhe ai për shkarkimin e e Lulzim Bashës. 

"Sot që flasim dihet që Kuvendi do të miratojë ndryshimet statutore, të cilat do të forcojnë demokracinë brenda PD. Veçanërisht do të sanksionohet amendamenti Basha, që në rast se humbet zjedhjet e përgjithshme, automatikisht je i shkarkuar. Apo kur humbet zgjedhjet lokale, do të duhet të rivotohesh në anëtarësi dhe të marrësh një mbështetje më shumë se sa ajo me votë të thjeshtë. Duhet të arrish mbështetje të cilësuar. Do të ketë të bëjë me dhënie pushtet anëtarësisë, nbëpërmjet zgjedhjes me primare të kanidatëvbe për deputetë, për bashkitë, apo kandidatët për këshillat bashkiakë. Si dhe ndryshime të tjera që kanë të bëjnë me organzimin e PD, duke u kthyer me këmbë në tokë, si p.sh numri i delegatëve të Kuvendit që mos kemi një numër si në Kinë me 7 mijë e ca delegatë. Apo numri i anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë. Të gjithë anëtarët e Kryesisë dot ë zgjidhen me votë, dhe jo si aktualisht ku 60% e anëtarëve emërohen nga kryetari. Më tej Kuvendi do të shkarkojë Bashën, me statut i takon ta shkarkojë si dhe do të marrë vendime të tjerë. Për këto do të shprehet Kuvendi", u shpreh Spaho.    

Por çfarë do të ndodhë në kushtet kur Basha nuk njeh vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit?

Spaho tha se Basha nuk mund të dalë mbi anëtarësinë, pasi është vullneti i shumicës ai që prevalon. 

Ai tha se këshilla për Bashën është që të japë dorëheqjen pa ardhur data 11 Dhjetor.

"Zoti Basha është një diktator i vogël që e ka çuar PD nga humbja në humbje. Ka mbytur zërat në PD. Jepen urdhra dhe merren vendime sipas dëshirave të drejtuesve të PD. Nëse do lexonte statutin të cilin e kanë hartuar dhe miratuar në Kuvendin e fundit të korrikut, do të shohë që është e drejtë e anëtarësisë për të mbledhur Kuvendin kombëtar kur ata nuk janë dakord me vendimet e organeve të zgjedhura, kur nuk janë dakord me krytarin, Bashën, Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë. E njeh apo jo Kuvendin nuk varet nga ai, por nga vullneti dhe shumica e anëtarësisë. Nëse shumica e anëtarësisë së PD nuk të do si kryetar, atëherë nuk ke si të qëndrosh. Për t'i shpëtuar shkarkimit, do t'i sugjeroja të jepte dorëheqjen një orë e më parë, pa ardhur data 11". 

Spaho tha se leximi i emrave të delegatëve është bërë për transparencë. Ai iu përgjigj edhe deklaratave të Gazment Bardhit i cili tha se po shkelet privatësia e delegatëve. 

"Ky është një spekulim pasi kur flasim për të dhëna të individëve, flasim për të dhëna sensitive si numri i kartës së identitetit. Për emrin ka patur konsensus nga të gjithë delegatët. Kush nuk ka dashur të mos i dalë emri, nuk është nxjerrë. Nuk janë lexuar pikërisht kur nuk janë dakord që emri të bëhet publik, por që si delegatë ai do të vijë të votojë". 

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Korçës, Edmond Spaho tha se mbi 60% e delegatëve të këtij qarku kanëf firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit. 

"Në Qarkun e Korçës kanë bërë transparencën e delegatëve që kanë firmosur për 11 dhjetorin, ka qenë në nivele mjaft të larta, Pogradeci nga 155, kanë firmosur 107, Kolonja nga 49, kanë firmosur 33, Maliqi nga 118 kanë firmosur 67% e delegatëve. Nesër do të bëjnë transparencën edhe degët e Korçës dhe Devollit".