Përfundon takimi me Ramën, Esbocar mbyll vizitën në Shqipëri

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, e ka përmbyllur ditën e tij vizitore në Tiranë me takimin e fundit që zhvilloi me kryeministrin Edi Rama.

Rreth takimit i cili ka zgjatur një orë nuk janë bërë të ditura ende detaje për media.

Më herët, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, zhvilloi takime edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në takimin e parë me kryedemokratin Basha, Escobar specifikoi nevojën e luftimit të korrupsionit në Shqipëri dhe angazhimin politik të SHBA-ve në këtë luftë.

Ai nuk ngurroi të theksojë se sanksionet do të përdoren nga Shtëpia e Bardhë në Ballkan.