Peka: Nuk është çështje Eskobari, por bari. Në Tiranë pastrohen paratë e trafikut të drogës

Gazetari Çim Peka, i ftuar në emisionin Task Force me moderatoren Sonila Meço, foli për vizitën e Gabriel Escobar në Tiranë.

Peka theksoi se nuk është çështje Eskobari, por bari. Ai shtoi se në Tiranë pastrohen paratë e trafikut të drogës.

Peka tha se ka edhe deputetë të Bashës, që janë marrë me trafik droge dhe pastrojnë paratë në kullat e Erjon Veliajt.

“Deklaratat e Gabriel Escobar ishin krejt normale. Është pretenduar se dosja ndaj Berishës ishte përgatitur që në kohën e Trump, nuk ka pasur dosje për Sali Berishën, është lajm fals, që është shpërndarë përmes Met Veliut. Nuk është çështje Escobari, por bari, është çështje e pastrimit të parave. Lejet e ndërtimit kanë bërë namin në Tiranë. Escobar tha se do të bashkëpunojmë me PD, tha se do kisha dëshirë që të takoj Bashën, është dëshirë, sepse Basha nuk do jetë në krye të PD-së pas 11 dhjetorit, nuk do të jetë në Uashingtonit.

Ka edhe deputetë të Bashës që janë me unazë me këmbë, se janë marrë me trafik droge dhe bashkëpunojnë me Veliajn. Kullat në Tiranë ndërtohen me para droge. SHBA shohin edhe Ramën si vepron, por takohen me të. Qeveria shqiptare është e inkriminuar dhe Escobar detyrohet të takohet me Ramën, edhe pse është në krye të një sistemi që pastron paratë për trafikantët, siç u detyrua ta takojë Dodik”, deklaroi Peka.